Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Armend Xhikës/ 3 të prangosurit lirohej nga akuza, MISTER ende kush e qëlloi për vdekje 22-vjeçarin

Sot, të tre u shpallën të pafajshëm për vrasje.

16 Shkurt 2023, 21:40 Nga k.m.
Gjyqi për vrasjen e Armend Xhikës/ 3 të prangosurit lirohej nga
Armend Xhika

BRITANI E MADHE- Tre të akuzuarit kryesore për vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika, i cili u vra me thikë në një rrugë në Sheffield, janë liruar nga akuzat. Sipas mediave të huaja, Mentor Selmani, 28 vjeç, nga Matcham Road, Londër; Marsid Senia, 25 vjeç, nga Burnett Street, Bradford dhe Mardov Dushku, 30 vjeç, nga Shirecliffe Lane, Sheffield, u akuzuan të gjithë për vrasjen e 22-vjeçarit, por që nga momenti i parë i kishin mohuar akuzat e tyre.

Sot, të tre u shpallën të pafajshëm për vrasje. Dushku u lirua nga të gjitha akuzat; Selmani u lirua nga dy akuza për plagosje me dashje, por u shpall fajtor për një akuzë të tretë të plagosjes me dashje; ndërsa Senia u lirua nga dy akuza për plagosje me dashje dhe një akuzë alternative për plagosje të paligjshme, por u shpall fajtor për një akuzë të tretë të plagosjes me dashje.

Juria nuk arriti të merrte një vendim për të ngritur ndaj tyre një akuzë alternative të vrasjes nga pakujdesia. Në seancën e sotme plenare, Prokurorisë iu dhanë dy javë kohë për të vendosur se çfarë veprimi dëshiron të marrë përsipër 4 pikat e pazgjidhura për të cilat juria nuk arriti të merrte një vendim.

 

armend xhika

Sondazh

Poll