Aktualitet

'SPAK të veprojë'/ Çarje dhe rrëshkitje në “Rrugën e Arbrit”, qytetarët bëjnë thirrje: Bllokojeni, është e pakalueshme

Për shkak të kostos së madhe financiare që ka marrë kjo rrugë, drejtuesit e mjeteve shprehen se duhet të veprojë drejtësia për të kërkuar llogari deri në këtë fazë të punimeve.

16 Shkurt 2023, 20:03 Nga A.B
'SPAK të veprojë'/ Çarje dhe rrëshkitje në
Rruga

DIBËR- Gjendja e rrugës së Arbrit në hyrje të tunelit të Murrizit nga ana e fshatit Bastar Murriz nuk është aspak optimale për banorët e zonës dhe ata që kalojnë rishtas. Deformimi i kësaj pjese rruge është kthyer në burim aksidentesh për qindra automjete që kalojnë çdo ditë në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër. Drejtuesit e mjeteve thonë se rreziku është shumë i madh për shkak se mungon edhe sinjalistika paralajmëruese.

Sipas tyre, firma jo vetëm që nuk është kujdesur për ta riparuar këtë deformim, por as të vendosë tabela që drejtuesit e mjeteve që lëvizin për herë të parë të informohen për rrezikun që i pret. Për shkak të kostos së madhe financiare që ka marrë kjo rrugë, drejtuesit e mjeteve shprehen se duhet të veprojë drejtësia për të kërkuar llogari deri në këtë fazë të punimeve.

“Më mirë ta bllokojnë rrugën sepse është e pakalueshme sesa të mashtrosh popullin e të shkatërrojnë makinat. Miliona janë harxhuar dhe kush e di sa do të harxhohen. Drejtësia duhet të veprojë por SPAK është i komandueshëm nga qeveria. Drejtësia duhet të veprojë sepse është e vonuar se ikin miliona euro, siç thonë, duhet të ndërhyhet për ta parë ku kanë shkuar kaq shpenzime dhe rruga është e papërfunduar”, ka deklaruar një nga qytetarët.

rruga e arbrit probleme me rrugen e arbrit

Sondazh

Poll