Aktualitet

Mister fati i Talo Çelës, zbulohet konflikti me “Grupin e Dubait”. Nga sulmi, kaloi në mbrotje, nisi të krijonte grupin e tij

Talo Çela ishte përfshirë në një konflikt me të ashtuquajturin “Grupi i Dubait”, disa personazhë të njohur të botës së krimit në Shqipëri që jetojnë jashtë vendit.

16 Shkurt 2023, 20:28 Nga k.m.
Mister fati i Talo Çelës, zbulohet konflikti me “Grupin e
Talo Çela

TIRANË- Talo Çela është kthyer në një fantazmë, jo vetëm për Policinë e Shtetit, por edhe për kundërshtarët e tij. Burime nga Policia e Shtetit për Panorama TV kanë treguar një tjetër pistë që mund të lidhet me fatin e tij. Dyshohet se përgjatë kohëve të fundit, Çela ishte përfshirë në një konflikt me të ashtuquajturin “Grupi i Dubait”, disa personazhë të njohur të botës së krimit në Shqipëri që jetojnë jashtë vendit.

Të njëjtat, burime bëjnë me dije se kohët e fundit, Talo Çela kishte nisur të hartonte një plan që të ruhej prej tyre dhe dyshohet se ka nisur të krijojë grupin e tij për t'u bërë përballë kundërshtarëve. Ai është tërhequr duke shkëputur lidhjet me pjesëtarët e këtij grupi, në mënyrë që ata të mos e eliminojnë. Por ka edhe versione të tjera që qarkullojnë për të. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në disa nga daljet e tij, teksa fliste për të është shprehur se nuk do ta shohim më. Deklaratën e ka lënë me aq, pa e sqaruar më tej se çfarë nënkuptoi.

Kush është Talo Çela?

Talo Çela është i dyshuari kryesor për një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të ndodhura në vend, përfshirë edhe grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Emri i tij doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e implikon atë në disa krime të rënda, herë si bashkëpunëtor, e herë si vrasës. Madje dhe plagosjen që solli kapjen e tij, Dumani ia atribuon Talo Çelës dhe njerëzve të tij.

talo cela

Sondazh

Poll