Aktualitet

Aksident tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, 'Benz-i' përplaset me motorin, lëndohet 40-vjeçari

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

16 Shkurt 2023, 17:07 Nga A.B
Aksident tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë,
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Forcat blu, bëjnë të ditur se një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues personin me inicialet D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll