Aktualitet

Mungonin dhjetëra patenta/ Dy policët e Rrugores pjesë e grupit të efektivit që u arrestua në dhjetor

Në bazë të këtyre hetimeve u provua se mungonin dhjetëra leje qarkullimi, që më herët u ishin tërhequr qytetarëve për shkelje të ndryshme që kishin bërë

16 Shkurt 2023, 20:28 Nga A.B
Mungonin dhjetëra patenta/ Dy policët e Rrugores pjesë e grupit
Policia

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i dy efektivëve të Rrugores në Tiranë. Hetimet për dy efektivët e “Rrugores” të arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion kanë nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, pas arrestimit të efektivit, Alkid Ndreu. Në atë kohë, hetimet nisën edhe në kartotekën ku mbaheshin lejetg e qarkullimit të pezulluara.

Në bazë të këtyre hetimeve u provua se mungonin dhjetëra leje qarkullimi, që më herët u ishin tërhequr qytetarëve për shkelje të ndryshme që kishin bërë. Dyshohet se dy oficerët e arrestuar, Amarildo Lika dhe Eljo Picoku ua kishin kthyer këto leje qarkullimi qytetarëve kundrejt shumave nga 500 deri në 1500 euro. Edhe pse këta qytetar i kishin sërish lejet e qarkullimit në duar, në sistem figuronin pa leje drejtimi.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka efektivë të tjerë të te përfshirë ose jo në këtë skemë korruptive.

eduard caka alkid ndreu eljo picoku amarildo lika

Sondazh

Poll