Aktualitet

Artan Hoxha: Ka shqiptarë që janë pengje në Ekuador, lirohen kur të shkojë ngarkesa në destinacion

Hoxha deklaroi se ka edhe shqiptarë që janë përfaqësues të personave të krimit që janë në Dubai. 

16 Shkurt 2023, 21:13 Nga A.B
Artan Hoxha: Ka shqiptarë që janë pengje në Ekuador, lirohen
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë të ditur se në Ekuador ka shqiptarë që janë pengje. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në 'TPZ', Hoxha komentoi bandat shqiptare që veprojnë atje. Sipas tij, ka dhe shqiptarë që janë përfaqësues të personave të krimit që janë në Dubai. 

'Ata që janë vendosur në Ekuador janë përfaqësues, ka dhe shqiptarë që janë pengje derisa ngarkesa të shkojë në vend. Ka plot raste. Sot jemi në fazën që Shqiptarët që janë atje janë emisarët e atyre që janë në Dubai. Paraja që fitohet aty, ku shkon? Ata donin ta sillnin në Shqipëri, por thonin se duhet çuar në kompani të mëdha.'- tha Hoxha.

artan hoxha shqiptaret ne ekuador

Sondazh

Poll