Bota

Gazetarja ruse dënohet me 6 vite burg, OKB bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj

Prokurorët kishin kërkuar 9 vite burg. Ponomarenko u arrestua prillin e kaluar 2022 në Shën Petersburg përpara se të transferohej në Barnaul.

16 Shkurt 2023, 20:14 Nga a.l
Gazetarja ruse dënohet me 6 vite burg, OKB bën thirrje për
Maria Ponomarenko

RUSI- Gazetarja ruse Maria Ponomarenko është dënuar me gjashtë vjet burg për një postim në Telegram në lidhje me një sulm vdekjeprurës nga avionët luftarakë rusë në një teatër në Ukrainë. Federatat Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ) denoncojnë këtë shtypje të ashpër të lirisë së shprehjes në Rusi dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetares.

Maria Ponomarenko, 44 ​​vjeç, korrespondente e kanalit RusNews në Youtube, u dënua me gjashtë vjet burg për kritikë ndaj ofensivës së Moskës në Ukrainë, thanë zyrtarët, si pjesë e një goditjeje të vazhdueshme ndaj disidencës. Siç raportojnë mediat e huaja, vendimi është i fundit në një seri vendimesh të profilit të lartë sipas legjislacionit të ri që kritikët thonë se është krijuar për të kriminalizuar kritikat ndaj luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Më 15 shkurt, Gjykata e Qarkut Leninsky e Barnaul në Siberi e shpalli atë fajtore për përhapjen e "lajmeve të rreme" të supozuara për ushtrinë e Moskës. Asaj iu ndalua edhe veprimtaria si gazetare për pesë vjet. Pomarenko nuk do të ketë të drejtë të angazhohet në aktivitete që lidhen me administrimin e faqeve të internetit, kanaleve publike të rrjeteve elektronike dhe të informacionit dhe telekomunikacionit, duke përfshirë internetin, për një periudhë pesëvjeçare.

Ajo u ndoq penalisht për një postim në një kanal anonim Telegram, më 17 mars 2022, në lidhje me një sulm në një teatër në qytetin port të Ukrainës, Mariupol, që ra nën kontrollin rus pas një rrethimi të gjatë. Rreth 1200 civilë po kërkonin strehim brenda teatrit kur u bombardua nga avionët luftarakë rusë. Amnesty International tha se ishte një krim lufte i kryer nga forcat ruse

Prokurorët kishin kërkuar 9 vite burg. Ponomarenko u arrestua prillin e kaluar 2022 në Shën Petersburg përpara se të transferohej në Barnaul.

Sipas OVD-Info, 138 të pandehur (përfshirë gazetarët Maria Ponomarenko, Andrey Novashov, Isabella Evloeva, Aleksey Shitik, Evgenia Baltatarova, Alexander Nevzorov , Ruslan Leviev, Michael Naki, Marina Ovsyannikova, Pyotr Verzilov, Andrey Solodiev, Andrey Solodev Sergei Mikhailov, Dmitry Kolezev, Hristo Grozev, Sergey Reznik dhe blogerët Veronika Belotserkovskaya , Ilya Krasilshchik, Islam Belokiev, Sergey Nosov, Alexander Nozdrinov dhe Alexey Onoshkin) janë ndjekur penalisht në Rusi nën akuzat për "falsifikime" të supozuara të ushtrisë ruse.

maria ponomarenko

Sondazh

Poll