Gjykata gjermane hedh poshtë padinë e 'Greenpeace' kundër Volkswagen
Volkswagen GJERMANI- Një gjykatë gjermane hodhi poshtë një padi të grupit mjedisor "Greenpeace" për të detyruar prodhue...
Jens Stoltenberg tha se kryesore nuk është nëse vendimi do të merret për të dyja vendet në të njëjtën kohë, por që miratimi i protokolleve të bëhet "sa më shpejt të jetë e mundur".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se është koha që të ratifikohen protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë, si anëtarë të rinj të aleancës ushtarake. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Ankara, me në krah Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, Stoltenberg tha se kryesore nuk është nëse vendimi do të merret për të dyja vendet në të njëjtën kohë, por që miratimi i protokolleve të bëhet "sa më shpejt të jetë e mundur".
Çavuşoğlu tha se Turqia mund t'i shqyrtojë kërkesat e dy vendeve për anëtarësim, veç e veç.
Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtarë të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar protokollet për pranimin në aleancë të Finlandës dhe Suedisë, një proces që duhet të jetë unanim. Finlanda dhe Suedia aplikuan për t'u bërë pjesë e NATO-s vitin e kaluar, pas sulmit rus në Ukrainë. Ngurrimi i Turqisë lidhet kryesisht me Suedinë, qeverinë e së cilës Ankaraja e akuzon se është shumë e butë me grupet që Turqia i konsideron si organizata terroriste.
Të enjten, Stoltenberg tha se Suedia dhe Finlanda kanë zbatuar politika që marrin parasysh shqetësimet e shprehura nga Turqia duke vënë në dukje se terrorizmi, do të jetë një temë kryesore në takimin e NATO-s që mbahet në korrik.
“Ky është një vendim i Turqisë. Është qeveria turke, parlamenti turk që vendos mbi çështjen e ratifikimit (të protokolleve të pranimit)”, tha ai./VOA
Volkswagen GJERMANI- Një gjykatë gjermane hodhi poshtë një padi të grupit mjedisor "Greenpeace" për të detyruar prodhue...
Kinë KINË- Kina ka vendosur sanksione ndaj dy prodhuesve amerikanë të mbrojtjes lidhur me shitjet e armëve në Tajvan, nj...
Viktor Janukoviç ZVICËR- Qeveria zviceriane ka kërkuar konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç. Med...
Foto ilustruese BRUKSEL – Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve të NATO-s mbajtën një takim e...
SHBA SHBA- Dy pilotë të Gardës Kombëtare të Tenesit kanë humbur jetën, helikopteri që ata drejtonin u rrëzua n...
Radoje Zvicer MAL I ZI- Kreu i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer ka premtuar 1 milion euro shpërblim për atë që “heq&...
Marina Yankina RUSI- Një zyrtare ruse e mbrojtjes ka vdekur në mënyrë misterioze pasi ra nga dritarja e një ndërtese të ...
Foto ilustruese Moska tha se do të dëbojë katër diplomatë austriakë pasi Vjena dëboi katër punonjës të mi...
Eva Kaili GREQI- Eruoeputetja greke Eva Kaili, e cila është përfshirë në skandalin e korrupsionit Katar-Gate mund të lir...
Dorin Recean Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një qeveri pro-perëndimore të udhëhequr nga Kryeministri Dorin Recean, ...