Bota

Tesla me probleme? Tërhiqen 363,000 automjete nga tregu, rrezik aksidentesh nga sistemi autonom i drejtimit

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA (NHTSA) vlerëson se problemet i lejojnë makinat të tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë, si dhe të kalojnë kryqëzimet në një mënyrë të parregullt.

16 Shkurt 2023, 20:14 Nga k.m.
Tesla me probleme? Tërhiqen 363,000 automjete nga tregu, rrezik aksidentesh
Elon Musk

SHBA- Tesla po tërheq 362,758 makina nga tregu në SHBA, duke pretenduar se ka probleme me softuerin plotësisht autonom të drejtimit që mund të shkaktojë aksidente të rënda. Nga tregu janë marrë makina të modelit S të lancuar nga vitit 2016 deri në 2023; Modelit X, nga 2017 deri 2023; Modelit Y nga viti 2020 deri 2023.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA (NHTSA) vlerëson se problemet i lejojnë makinat të tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë, si dhe të kalojnë kryqëzimet në një mënyrë të parregullt. Sjellja e makinave rrit rrezikun e përplasjes dhe shkaktimit të ndonjë aksidenti të rëndë.

Tesla do të vërë në dispozicion një përditësim të softuerit pa pagesë përmes ajrit, megjithëse nuk japin detaje nëse ka ndodhur ndonjë aksident apo përplasje për shkak të softuerit të drejtimit autonom.

tesla

Sondazh

Poll