Bota

Gjykata gjermane hedh poshtë padinë e 'Greenpeace' kundër Volkswagen

Gjykata rajonale në Braunschweig vendosi se Volkswagen veproi në përputhje me ligjin.

16 Shkurt 2023, 19:26 Nga k.m.
Gjykata gjermane hedh poshtë padinë e 'Greenpeace'
Volkswagen

GJERMANI- Një gjykatë gjermane hodhi poshtë një padi të grupit mjedisor "Greenpeace" për të detyruar prodhuesin e makinave Volkswagen të ndalojë shitjen e automjeteve me motorë me djegie të brendshme në vitin 2030. Gjykata rajonale në Braunschweig vendosi se Volkswagen veproi në përputhje me ligjin.

Prodhuesi i makinave e mirëpriti vendimin, ndërsa "Greenpeace" vendosi të apelonte çështjen.

"Kompanitë si Volkswagen po dëmtojnë klimën, kanë përgjegjësinë të reduktojnë emetimet e CO2 shumë më shpejt dhe t'i japin fund modeleve të bazuara në lëndë djegëse fosile,"-tha grupi në një deklaratë.

Shkencëtarët thonë se emetimet e gazrave të dëmshëm që ngrohin atmosferën, si për shembull nga djegia e lëndëve djegëse fosile, duhet të reduktohen ndjeshëm në vitet e ardhshme për të kufizuar ngrohjen globale në një 1.5 gradë Celsius të tolerueshme këtë shekull.

Deputetët e Bashkimit Evropian miratuan sot marrëveshjen e arritur në tetor për ndalimin e shitjes së makinave dhe furgonëve të rinj me benzinë ​​dhe naftë deri në vitin 2035, por vendimi ende nuk është miratuar nga Këshilli.

volkswagen

Sondazh

Poll