Bota

Mbreti Charles III uron Kosovën për Pavarësi: Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë

Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

16 Shkurt 2023, 20:10 Nga A.B
Mbreti Charles III uron Kosovën për Pavarësi: Pres me padurim
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar Kosovën për pavarësinë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori letrën për 15-vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti Charles III. Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.

mbreti charles

Sondazh

Poll