Bota

Tërmeti në Turqi/ Shëndeti i njerëzve në rrezik, mungesa e ujit dhe higjienës mund të përhapë infeksione

Brenda orëve nga tërmeti i parë, qeveria lokale këshilloi banorët që të përdornin ujin e ambalazhuar dhe jo ujin e rubinetit nga frika se furnizimi me ujë mund të ishte i ndotur.

16 Shkurt 2023, 20:04 Nga a.l
Tërmeti në Turqi/ Shëndeti i njerëzve në rrezik,
Pamje nga Turqia

TURQI- Dhjetëra mijëra njerëz humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti, por frika po rritet se fatkeqësia tani mund t'i ekspozojë të mbijetuarit, veçanërisht gratë, vajzat dhe të sapolindurit, ndaj sëmundjeve. Shumë nga banorët e Malatya shprehen se shqetësimi i tyre më i madh ishte se kur do të kishin akses në ujin e pijshëm, pasi pajisje të tilla si tualetet dhe dushet u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike. 

Brenda orëve nga tërmeti i parë, qeveria lokale këshilloi banorët që të përdornin ujin e ambalazhuar dhe jo ujin e rubinetit nga frika se furnizimi me ujë mund të ishte i ndotur.

"Mos pini ujë rubineti deri në njoftimin e dytë," tha guvernatori i Malatya në një këshillë me shkrim.

Pas 10 ditësh, shumë prej tyre po shqetësohen pasi nuk mund të bëjnë dush dhe po mbështeten vetëm te uji i ambalazhuar për të pirë.

"Nuk është e qëndrueshme. “Ne kemi ujë në shishe për të pirë, por problemi kryesor është mungesa e higjienës," tha një burrë ndërsa priste në një radhë për të marrë ushqim nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll