Sport

Roberto Martínez i mahnitur nga loja e Bernardo Silva te Manchester City...

“Shikoni sa i zgjuar është ai (Bernardo Silva) për të rritur presionin ndaj kundërshtarit. Ai është një lojtar shumë intensiv, rikuperon topin dhe hidhet menjëherë në procesin sulmues”.

16 Shkurt 2023, 12:44 Nga DOSJA

Roberto Martínez i mahnitur nga loja e Bernardo Silva te Manchester

ANGLI - Roberto Martínez, trajneri i kombëtares portugeze, iu bashkua panelit të komentuesve të BT Sport në analizën e ndeshjes mes Arsenalit dhe Manchester Cityt këtë të mërkurë. Ai ka folur me superlativa dhe është mahnitur me lojën e sulmuesit Bernardo Silva, që për herë të parë u aktivizua në krahun e majtë të Manchester City.

“Ka qenë magjepsëse të shohësh se si Manchester City angazhon Gundogan, Kevin De Bruyne, Rodri dhe Bernardo (Silva). Shikoni sa i zgjuar është ai (Bernardo Silva) për të rritur presionin ndaj kundërshtarit. Ai është një lojtar shumë intensiv, rikuperon topin dhe hidhet menjëherë në procesin sulmues. 

Roberto Martínez i mahnitur nga loja e Bernardo Silva te Manchester

Momentin tjetër (duke shtypur Bukayo Saka), përdorni zgjuarësinë tuaj për të lexuar lojën. Kur City dëshiron të bëjë presion të lartë, ata zënë një pozicion qendror. Ai është një lojtar që i ka dhënë një ‘ekstra’ sulmit të Cityt dhe që po bën një punë shumë të mirë në mbrojtje”,- deklaroi trajneri spanjoll në analizën e tij ndaj futbollistit portugez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll