Sport

Habit kuzhinieri në emisionin e gatimit në Spanjë: "Po gatuaj mish me derrat Kamavinga, Benzema dhe Modric..."

Ky material ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale dhe komentet janë drejtuar nga tifozët e Real Madridit. Ata ishin veçanërisht të zemëruar që ai i quajti lojtarët e tyre kafshë dhe derra dhe "i gatuante në një tenxhere".

16 Shkurt 2023, 12:13 Nga DOSJA
Habit kuzhinieri në emisionin e gatimit në Spanjë: "Po

SPANJE - Një raport televiziv ka shkaktuar një kaos të madh në rrjetet sociale. Gazetarja shkoi për të vizituar shefin e kuzhinës Javier në Madrid, i cili i tregoi specialitetet që kishte përgatitur.

Në një moment ai zbuloi edhe emrat e kafshëve që po gatuante në tenxhere:

“Derrat quhen Kamavinga, Benzema dhe Modric ”, tha Javier, i cili duket se nuk është tifoz i “klubit mbretëror”.

Ky material ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale dhe komentet janë drejtuar nga tifozët e Real Madridit. Ata ishin veçanërisht të zemëruar që ai i quajti lojtarët e tyre kafshë dhe derra dhe "i gatuante në një tenxhere".

“Ne jemi Atlético, kështu është ”, tha në fund shefi i kuzhinës.

Ndryshe, lojtarët e Real Madridit kanë mposhtur skuadrën e Elçes me rezultat 4:0 në fushën e tyre, në ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të të Primeras spanjolle.

Marco Asensio i dha epërsinë Realit në minutën e tetë, Karim Benzema e rriti në 2:0 në minutën e 31-të nga penalltia dhe i njëjti lojtar ishte sërish i sigurt nga pika e bardhë në minutën e parë shtesë. Goli që vulosi rezultatin përfundimtar u shënua nga Luka Modrić me gol në minutën e 80-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll