Sport

Ten Hag përpara ndeshjes me katalanasit: "Ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale"

"Më pëlqen shumë Barcelona me Xavin, sidomos mënyra sulmuese. Unë mendoj se ai është në drejtimin e duhur. Përsa i përket përballjes tonë mendoj se do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave”.

16 Shkurt 2023, 12:16 Nga DOSJA
Ten Hag përpara ndeshjes me katalanasit: "Ne do të kishim

SPANJE - Të enjten rikthehet Europa League në fazën më emocionuese të sezonit. Raundi i 1/16-tave do të sjellë përballje të zjarrta, ku padyshim spikat ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i United, Erik Ten Hag në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, theksoi se këtë përballje do të dëshironte ta luante në finalen e Europa League.

“Unë mendoj se Barcelona dhe ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale. Ne po e presim me padurim përballjen me Barcelonën. Për të bërë një ndeshje te madhe dhe të shkëlqyer duhet të japim më të mirë tonë. Është një ndeshje e nivelit të lartë dhe jemi të sigurt se performanca do të jetë e tillë”. Numri një i pankinës së “Djajve të Kuq” foli me admirim për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke vlerësuar punën e bërë nga ana e tij.

“Si lojtar, unë e admiroja Xavin. Në kohën e tij ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën, për mënyrën se si ata luanin. Të njëjtën filozofi Xavi e ka sjell tani te ekipi. Ju mund ta shihni këtë, pasi ky ekip është Barcelona e tij.

"Më pëlqen shumë Barcelona me Xavin, sidomos mënyra sulmuese. Unë mendoj se ai është  në drejtimin e duhur. Përsa i përket përballjes tonë mendoj se do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll