Sport

Për akuzë të rreme dhe prishje imazhi, Ronaldo kompensohet me 300 mijë euro!...

Leslie Mark Stovall, avokate e Kathryn Mayorga, u urdhërua të paguante shumë e vendosur nga gjykata

16 Shkurt 2023, 12:11 Nga DOSJA
Për akuzë të rreme dhe prishje imazhi, Ronaldo kompensohet me 300

ANGLI - Leslie Mark Stovall, avokatja e Kathryn Mayorga, që akuzoi Cristiano Ronaldon për përdhunim, u urdhërua nga Gjykata e qarkut në Las Vegas, që  t'i paguajë rreth 300 mijë euro dëmshpërblim portugezit për akuzat e rreme dhe prishjen e imazhit.

Sipas 'The Athletic', shuma korrespondon me tarifat që CR7 duhej të paguante për t'u mbrojtur kundër kallëzimit penal, që u bë përfundimisht në 2019. Kështu, referuar shifrës së dëmshpëblimit, del që cristiano Ronaldo i nxorri shpenzimet e gjyqit.

Rasti daton në verën e vitit 2009 kur gruaja, atëherë 25 vjeçe, pretendoi se ishte përdhunuar nga Ronaldo, atëherë 24 vjeç, në një hotel në Las Vegas, pas një nate në një klub nate në qytet. Portugezi i mohoi akuzat, duke konfirmuar se kishte patur seks, por konsensual dhe nuk u akuzua asnjëherë zyrtarisht nga autoritetet amerikane.

Mayorga më vonë pretendoi, në vitin 2010, se ai mori rreth 300,000 euro nga Ronaldo për të mos folur publikisht për rastin dhe për të hequr dorë nga zhvendosja e procesit në gjykata. Kështu bëri deri në vitin 2018 kur Football Leaks ekspozoi dokumente me komunikime të detajuara midis Ronaldos dhe avokatëve të tij për mbrojtjen e çështjes. Bazuar në këto dokumente, Mayorga ka nisur një proces në të cilin ka kërkuar disa milionë euro dëmshpërblim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll