Politike

Felaj përjashton nga seanca plenare Spahon, i hiqet dita e punës

Felaj i bëri të ditur se nëse vazhdon të bllokojë foltoren e t'i bjerë bilbilit, do të merren masa për përjashtim, e madje do t'i hiqet edhe paga e deputetit. 

16 Shkurt 2023, 13:55 Nga A.B
Felaj përjashton nga seanca plenare Spahon, i hiqet dita e punës
Kuvendi

TIRANË-Përjashtohet nga seanca deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Pasi e lajmëroi disa herë drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj pohoi se përveç përjashtimit nga seanca e sotme, Spaho është gjobitur, duke iu hequr paga e një dite pune.

'Do merren masa për sjelljen tuaj. Edmond Spaho jeni i përjashtuar. Meqë po vazhdoni kështu, do ndalohet paga e deputetit. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë.'- tha Felaj. 

Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.

edmond spaho seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll