Politike

Debati me Ramën për McGonigal mbahet me 2 mars! Felaj: Koha pa limit, do flisni sa e cakton rregullorja (Opozita u bie me grushte tavolinave)

Felaj tha se në mungesë të dakortësisë së dy kryetarëve të grupeve parlamentare, data e zhvillimit të këtij mocioni do të jetë më 2 mars.

16 Shkurt 2023, 12:19 Nga F.M
Debati me Ramën për McGonigal mbahet me 2 mars! Felaj: Koha pa limit,
Ermonela Felaj

TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare për ditën e sotme Ermonela Felaj ka deklaruar se mocion-debati, interpelanca dhe pyetjet e Opozitës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, do të mbahet më 2 mars. Nga vendi i saj në Kuvend, Felaj tha se në mungesë të dakortësisë së dy kryetarëve të grupeve parlamentare, data e zhvillimit të këtij mocioni do të jetë më 2 mars. Opozita ka protestuar dhe u ka rënë me grushtë tavolinës. 

Pjesë nga biseda: 

Ermonela Felaj: Do të mbahet më 2 mars. Mocioni i zhvilimit me debat, në kohën pa limit, do të keni të drejtë të flisni sa e përcakton rregullorja, Atëherë kolegë kush është dakort të votojë për rendin e ditës. Kush është dakord që mocionit me debat, që i janë bashkuar interpelanca dhe pyetjet, do të zhvillohet më 2 mars? Miratohet!

Opozita u bie tavolinave me grushte.

Ermonela Felaj: A ka mundësi ju lutem të silleni si të civilizuar. 

seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll