Politike

Berisha: Rama do largohet me revolucion paqësor, rezultati i hetimit për Bashën do komunikohet së shpejti

Berisha iu përgjigj edhe zërave brenda PD se Rama rrëzohet vetëm me dhunë.

16 Shkurt 2023, 12:54 Nga I.A
Berisha: Rama do largohet me revolucion paqësor, rezultati i hetimit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Rama do të largohet me revolucion paqësor. Berisha iu përgjigj edhe zërave brenda PD se Rama rrëzohet vetëm me dhunë.

Po ashtu Berisha theksoi se revolucioni paqësor e ka më të sigurt fitoren. I pyetur për hetimet ndaj Bashës, Berisha tha se raporti do të bëhet publik shumë shpejt.

Pjesë nga pyetjet:

Po PD ka hetuar për zotin Basha?

Berisha: PD ka hetuar, rezultati do komunikohet nga komisioni. Ekspertët e kanë sjellë raportin. Janë ekspertë të oditit të pavarur. E kanë sjellë për sugjerime si është rregulli ja ua kemi kthyer pa asnjë kërkesë të vecantë sapo ta kthejnë.

Protesta e radhës e PD?

Berisha: Protesta e radhës e PD, 3 mars. Revolucioni vazhdon. Bashkohen të gjithë shqiptarët kundër regjimi i cili po vjedh pa dallim bindjesh politike, statusi apo gjendje. Mos harroni se në një kohë kur qytetarët shqiptarë numërojnë kafshatën. Këta qeveritare, sekretaret e tyre mbushin dyshekët me euro,. Imagjinoni ku jemi, prandaj duhet hetim. I them këto për të kërkuar mirëkuptimin e shqiptarëve se rrugë tjetër nuk ka.

Ku ndryshon revolucioni juaj nga ai i Bashës?

Berisha: E di ku ndryshon?! Në vitin 2009 kur PD fitoi zgjedhjet të certifikuara, ku raporti thotë se u plotësuan kritieret ndërkombëtare për zgjedhjet. Edi Rama vetëm për të sabotuar marrëveshjen e stabilizim asocimit mbajti tre muaj parlamentin me bilbila, kurse bilbilbasha pas atij procesi shkoi votoi jo vetëm borxhin, por edhe vettingun, ja votoi Edi Rames.

Ka zyrtarë të PD që thonë se Rama largohet me dhunë?

Berisha: Atyre iu them se forcë nuk është vetëm dhuna. Sigurisht dhuna është forcë, por edhe jo dhuna është forcë. Revolucioni paqësor e ka më të sigurt fitoren se cdo formë tjetër e cila mund të implikohet me dhunë.

sali berisha

Sondazh

Poll