Politike

"Keni bërë marrëdhënie me të huajtë"/ Spiropali-opozitës: Doni të na bëni gjyq, Ramën nuk e mundni dot, keni vetëm bilbila! 

Spiropali ngriti tonet për tju thënë deputetëve në seancë se kryesocialistin Edi Rama nuk e mundin dot.

16 Shkurt 2023, 12:36 Nga f.g
"Keni bërë marrëdhënie me të huajtë"/
Elisa Spiropali

TIRANE- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali akuzoi opozitën se teksa deklaron sot qeverinë si të lidhur në skandalin McGonigal edhe erotikisht, tha se edhe opozita ka patur të tilla episode në të shkuarën. Spiropali ngriti tonet për tju thënë deputetëve në seancë se kryesocialistin Edi Rama nuk e mundin dot.

Elisa Spiropali:  Nuk e kuptoj se në ça momenti të rendit të ditës jemi ne këtu. Këtu hajduti ngrihet dhe vrasësi gjakftohtë ngrihet dhe të quan kriminel. Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku imorali ngrihet dhe gjykon moralin kolektiv të grave të shumicës. Ata që si kanë lënë gjë më këtij vendi, nga dosjet, te blloqet, te çizmet, te boja, te marrëdhëniet, te dallaverja me të huaj, të gjithë ata ngrihen sot këtu dhe pretendojnë të na bëjnë ne një gjyq. Populli ua ka bërë atyre gjyqin sa herë kanë dalë përpara. Përgjigjen e kanë marrë, herë me 300 vota, herë me humbje, herë me dështime elektorale, duke paguar lekët me kafe. Përgjigja është dhënë dhe do jepet në 14 maj. Ata që ulërasin në maj të kalit, përgjigjen do e marrin në 14 maj. S’kanë moral e alternativ. Kanë vetëm bilbila./Dosja.al

elisa spiropali seanca plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll