Politike

Erisa Xhixho ngre tonet në Kuvend: Rama të vijë të japë dorëheqjen para Kuvendit ose të dalë para drejtësisë, skandali është shpërndarë anembanë

Xhixho tha se Kuvendi e ka për detyrë të ngrejë Komision Hetimor për të hetuar lidhjet e Ramës me McGonigal. 

16 Shkurt 2023, 13:35 Nga F.M
Erisa Xhixho ngre tonet në Kuvend: Rama të vijë të japë
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputejta e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka kërkuar llogari nga qeveria. E pranishmë në Kuvend, Xhixho tha se kryeministri Edi Rama e ka për detyrim të shkojë në Kuvend të japë shpjegime për përfshirjen e tij në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Xhixho tha se Kuvendi e ka për detyrë të ngrejë Komision Hetimor për të hetuar lidhjet e Ramës me McGonigal. 

Pjesë nga fjala e Xhixhos:

E ka detyrim t'i japë përgjigje këtij parlamenti, sepse jemi republikë parlanentare. Është detyrim i kryeministrit të vijë të japë llogari për një çështje që është skandal anembanë. Nëse flasim për ngritjen e një komisioni hetimor, po, ju them që unë kam firmosur gjithashtu. Ju po shkelni rregulloren e Kuvendit. Nuk e keni të drejtë, por e keni detyrim të ngrini një Komision Hetimor për të shqyrtuar një çështje. Kuvendi ka të drejtë që me një kërkesë të një të katërve të anëtarëve të tij, dhe është i detyruar të ngrejë një komision hetimor për çështjen e kërkuar. Ju kërkoni etikë pastaj, kur ju keni shkelur rregullat, po shkelni rregullat duke mos më lejuar mua të bëj punën time. Ju nuk doni të jepni llogari, po na mohoni të drejtën për të pasur mocion-debat. Nëse ai nuk e njëh këtë parlament të japë dorëheqjen, të largohet dhe të japë llogari përpara drejtësisë për 900 mijë qytetarët që kanë braktisur këtë vend. Në këtë vend ku njerëzit jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, shikoni studentët. 

erisa xhixho seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll