Sport

Argjentina konfirmon Scalonin, rinovon deri në vitin 2026

Tymi i bardhë ka dalë nga negociatat e Argjentinës me Lionel Scalonin, pasi trajneri 44-vjeçar pranoi të qëndrojë në stolin e kombëtares deri në verën e vitit 2026.

16 Shkurt 2023, 12:05 Nga DOSJA
Argjentina konfirmon Scalonin, rinovon deri në vitin 2026

ARGJENTINE - Sipas TyC Sports, njeriu që udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës në Katar do të rinovojë partneritetin e tij me Albiceleste dhe do të qëndrojë në krye deri në verën e vitit 2026!

Arsyeja, natyrisht, për Lionel Scalonin, i cili që kur mori Argjentinën në vitin 2018, i ka çuar vetëm drejt suksesit! Fillimisht me pushtimin e Kupës së Amerikës në 2021, më pas me Finalisma kundër Italisë dhe në fund me trofeun më imponues nga të gjithë: Kupën e Botës në 2022.

????????Con la renovación de Scaloni, cómo sigue el cuerpo técnico

El DT llegó a un acuerdo y firmará su nuevo contrato hasta el Mundial 2026: trabajará codo a codo con casi todos sus colaboradores actuales, aunque habrá pequeños cambios.https://t.co/iHG5HyuQif
— TyC Sports (@TyCSports) February 15, 2023

Ashtu siç ishte normale në Albiceleste, vazhdimin e bashkëpunimit e panë si rrugë të njëanshme, me 44-vjeçarin që më në fund ra dakord për gjithçka me Federatën dhe tha “po-në” e lakmuar për një rinovim deri në vitin 2026.

Shpallja e marrëveshjes tani është planifikuar për në mars, sapo të bëhen nënshkrimet përfundimtare që do të zyrtarizojnë marrëveshjen mes dy palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll