Politike

Paloka: Ky nuk është parlament, por kukulla që komandon Rama

Po ashtu, Paloka ka theksuar faktin se godina ku po zhvillohet seanca plenare nuk është parlament, ppr një vend me kukulla që drejtohen nga Rama.   

16 Shkurt 2023, 12:01 Nga I.A
Paloka: Ky nuk është parlament, por kukulla që komandon Rama
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha. Gjatë fjalës së sotme te protesta e thirrur nga opozita, Paloka u shpreh se Rama është kriminel që ka nxjerr fëmijet nga shtëpia në 4 të mëngjesit për tu prishur shtëpitë. Po ashtu, Paloka ka theksuar faktin se godina ku po zhvillohet seanca plenare nuk është parlament, ppr një vend me kukulla që drejtohen nga Rama.

"Edhe Enver Hoxha e nisi duke eleminuar opozitën. Më pas ju mori gjithçka, pronat, familjet, dinjitet dhe më pas i koperativizoi. I mblodhi tufa që të punonin për bukën e gojës.  Çfarë prisni më që rrini në shtëpia, kafe? Ka bërë pak Rama? Cfarë duhet t’i bëjë më këtij vendi Rama që të dilni e të protestoni bashkë me ne, që t’ju vije e keqja te shtëpia? Pak keni parë? A nuk është ky kriminel që nxjerr fëmijët në 4 të mengjesit nga shtëpia me gaz lotsjellës e u shkatërron shtëpitë? Vjedh miliona e i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra. Mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën? Jo vëllezërit e mi, të gjithë këta këtu janë për gjithë shqiptarët që mos lejojmë të përsëristet ajo që kemi kaluar një herë. Prandaj dilni sa nuk është vonë, kur e keqja t’ju vijë te dera s’do kemi kohë më për të reaguar. Ky Parlament, unë vetë marrëdhënien me të e kam përcaktuar që ditën e parë, e dija që do vinte kjo ditë," tha Paloka.

edi paloka protesta e opozites 16 shkurt 2023 edi rama

Sondazh

Poll

Politike 16 Shkurt 2023, 11:26 f.g

Pezullohet seanca plenare me 10 minuta

Pamje nga seanca TIRANE- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj vendosi pezullimin me 10 minuta të seancës plenare pasi deputetët e ...