Politike

"Njëherë ma hipe, njëherë ta hipa"/ Kryemadhi: Na ka ngelur vetëm t'i fusim karriget kokës njëri-tjetrit! Rama s'e mbyll dot me Amerikën

Kryemadhi tha se matja me sekonda e kohës së fjalës së deputetëve të opozitës nuk është respektim i rregullores.

16 Shkurt 2023, 12:08 Nga F.M
"Njëherë ma hipe, njëherë ta hipa"/ Kryemadhi: Na
Monika Kryemadhi, deputete e PL

TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi replikoi me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj në lidhje me mënyrën sesi Felaj menaxhon drejtimin e Kuvendit. Kryemadhi tha se matja me sekonda e kohës së fjalës së deputetëve të opozitës nuk është respektim i rregullores.

Debati Felaj-Kryemadhi: 

Monika Kryemadhi: Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës dhe kur ia hiqni këtë gjë, ka ngelur vetëm t'i fusim karriget në kokë njëri-tjetrit. Moj për procedurë po flas. O zonjë

Ermonela Felaj: Jam e bindur që mund ta bëni kërkesën për procedurë, por s'flisni dot për çfarë të doni

Monika Kryemadhi: Fakti që ke fuqinë e mikrofonit, nuk të bën më të zgjuar e më inteligjente se burrat e gratë që janë këtu. Më të përdorur nga Rama të bën, kjo po. Po ta them edhe njëherë, se ti mund të pengosh ngritjen e komisionit këtu, por Amerika nuk do ta mbyllë. Jo se i dhimbset Shqipëria, por sepse ai ka futur turinjtë aty ku nuk duhet. Nuk kemi për ta vrarë, ne kemi vetmë 13 pyetje, atëherë nëse ai nuk përgjigjet, të japë dorëheqjen e të vijë një tjetër për të folur. Ti na bën dhe kalkulime, na mat sekondat këtu. Mbaj vendin tënd. Kam të drejtë të fkas

Ermonela Felaj: Mbaroi koha

Monika Kryemadhi: Respekto rregulloren. Kaq po them. Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj./Dosja.al

monika kryemadhi seanca plenare 16 shkurt 2023 protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll