Politike

Opozita e prerë: Mbyllni seancën, kur të vijë Rama të na përgjigjet, e rinisim

Ata thanë se deputetët e PD nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë.

16 Shkurt 2023, 12:02 Nga F.M
Opozita e prerë: Mbyllni seancën, kur të vijë Rama të
Foto nga seanca

TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike, Lefter Gështenja dhe Greta Bardeli kërkuan ndërprerjen e seancës plenare dhe rinisjen kur kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në interpelancën e kërkuar për çështjen McGonigal. Ata thanë se deputetët e PD nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. 

Pjesë nga diskutimi: 

Lefter Gështenja: Ndërprisni seancën dhe kur të vijë kryeministri të përgjigjet, do të rifillojmë. 

Greta Bardeli: Këtu është shkelur rregullorja. Nuk keni lejuar deputetët e Partisë Demokratike që të marrin pjesë në këtë seancë. Kuorumi i mbledhjes që pretendoni se ka lënë në fuqi përjashtimin e tyre, nuk është formuar. Kjo Opozitë është e disata herë që kërkon vetëm diçka, mocion me debat. Duhet të dalim zot sot këtij vendi, kujt mendoni ju? Mentorit të Saimir Tahirit që e mbushi Shqipërinë me kanabis, mentorit të Erion Veliajt apo të Gonit të Amerikës.

Greta Bardeli: Mos më hiq fjalën të lutem

Ermonela Felaj: E dashur mbaroi koha, s'kam si ta heq diçka që ka mbaruar. Fjalën e ka zonja Kryemadhi./Dosja.al

lefter geshtenja seanca plenare 16 shkurt 2023 protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 16 Shkurt 2023, 11:26 f.g

Pezullohet seanca plenare me 10 minuta

Pamje nga seanca TIRANE- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj vendosi pezullimin me 10 minuta të seancës plenare pasi deputetët e ...