Sport

Champions League: Milani fitoi 9.1 milionë euro nga biletat e ndeshjes me Tottenham

Skuadra e Milanit shpall statistikat dhe tregon që stadiumi ishte i ezauruar në ndeshjen e par të CHampions League në këtë fazë të eliminimit direkt pas shumë vitesh, u shitën 74,320 bileta!

16 Shkurt 2023, 11:54 Nga DOSJA
Champions League: Milani fitoi 9.1 milionë euro nga biletat e ndeshjes me

ITALI - AC Milan filloi në fazën e eliminimit të Champions League pasi mposhti Tottenham Hotspur 1-0 në San Siro dhe ka shpresa të forta për të arritur në çerekfinale.

Skuadra e Milanit nuk po shkon aq mirë në Serinë A, ku Napoli po feston, por tifozët e tyre mbushën stadiumin e tyre për ndeshjen e Champions League.

Siç u njoftua, patëm një ritëm të lartë frekuentues pasi ndeshjen e panë 74.320 shikues. Nga këto, Milani grumbulloi 9,133,842 që do të thotë se mesatarisht bileta kushtonte 122 euro.

Ndeshja e kthimit në Londër është planifikuar të zhvillohet më 8 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll