Politike

Meta në protestë: Shqiptarët nuk lindin nga frika se nuk jetojnë dot! Ky kastraveci do dhe vulën e PD

Meta e quajti Ramën një "kastravec" që provokon shqiptarët

16 Shkurt 2023, 11:46 Nga F.M
Meta në protestë: Shqiptarët nuk lindin nga frika se nuk
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta falenderoi pjesëmarrësit në protestën e thirrur nga opozita para Parlamentit. Meta e quajti Ramën një "kastravec" që provokon shqiptarët në dinjitetin e tyre kombëtar, ndërsa e akuzoi se po ndërhyn edhe në gjyqin për ndarjen e vulës së Partisë Demokratike. 

PJESE NGA FJALA E METES: 

Edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të gjithë, çdo ditë këtu! Solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë! Me ata që justifikojnë sakrificat e 750 mijë votuesve, por njëkohësisht edhe me Partinë Demokratike, sepse nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike, sepse atë e kanë zgjidhur demokratët vetë, në mënyrën më transparente, në mënyrën më evropiane, në mënyrën më demokratike.

Këtu kemi një “kastravec”, i cili kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe të atij kombëtar. Ne, pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse pluralizmi është shtylla e Shqipërisë demokratike, është garancia për të mbrotur e çdo qytetari, sepse një “kastravec” që kërkon të marrë vulën e një partie që e ka shkruar historinë e saj me sakrifica, me dëshmorë dhe sakrificat më sublime, pa asnjë diskutim mendoni se çfarë bën ky “kastravec” me pronat e shqiptareve, me hipotekat e tyre.  

A e dëgjuat se çfarë tha drejtori i Hipotekave?! Edhe Presidenca, tha ai, nuk i ka letrat në rregull!!! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! Po atëherë, më thoni ju mua, në rast se as Presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush këtu në këtë vend, kush qytetar ndien siguri se i ka letrat në rregull?! Kush investitor vendas dhe i huaj ndien siguri se i ka letrat në rregull?!

Prandaj të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt dhe antinjerëzor dhe jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të gjithë socialistët e ndershëm që ky ua rrëmbeu dhe ua përdhosi dhe ato vlera të mira që kishin, të partisë, do t’ia tregojnë vendin atij çdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta./Dosja.al

ilir meta protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 16 Shkurt 2023, 11:26 f.g

Pezullohet seanca plenare me 10 minuta

Pamje nga seanca TIRANE- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj vendosi pezullimin me 10 minuta të seancës plenare pasi deputetët e ...