Politike

Spiropali në Kuvend: Familja pret drejtësi për 21 janarin, grupi i bilbilave që drejtohet nga Spaho s'meriton asnjë përgjigje nga kryeministri

Ajo shtoi se Rama do të përgjigjet për dosjen McGonigal sepse u detyrohet qytetarëve. 

16 Shkurt 2023, 11:52 Nga F.M
Spiropali në Kuvend: Familja pret drejtësi për 21 janarin, grupi
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se ndërkohë që Opozita proteston me në krye një non-grata referuar kryedemokratit Sali Berisha, qytetarët presin drejtësi për 21 janarin. Nga vendi i saj në Kuvend, Spiropali tha se grupi që bën rrëmujë në Kuvend, referuar deputetëve të PD-së nuk meritojnë përgjigje. Ajo shtoi se Rama do të përgjigjet për dosjen McGonigal sepse u detyrohet qytetarëve. 

"Nuk është rastësi që familjarët e atyre viktimave të 21 janarit do të shkojnë në SPAK për një qëllim të caktua, Kryeministri do të jetë këtu për një mocion me debat, jo për ju. Ju nuk meritoni përgjigje kështu siç jeni katandisur. Ai do të vijë për qytetarët shqiptarë për tu dhënë shqiptarë sepse ata meritojnë ta dijnë. Ju grupi i bilbilave që drejtoheni nga Spaho nuk meritoni asnjë përgjigje,"- tha Spiropali. 

Ç’ndodhi sot?

Interpelanca për çështjen McGonigal bashkarisht me mocionin për debat do të zhvillohen më 2 mars, në një seancë pa limit. Koha për opozitën do të përcaktohet në bazë të rregullores. Ky ishte produkti i seancës së sotme plenare që paralelisht u zhvillua në një klimë të tensionuar jashtë dyerve të Kuvendit, atje ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha protestoi për 3 orë bashkë me mbështetësit e tij. Seanca u përfshi nga debatet. Berisha kërkoi jashtë Kuvendit që kryeministri të dalë dhe të përgjigjet. Për Berishën, mocioni për debat do të zhvillohet dhe në rast se Rama mungon, atëherë, ai do të shkojë në Surrel bashkë me demokratët.

seance plenare 16 shkurt 2023 elisa spiropali protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Politike 16 Shkurt 2023, 11:26 f.g

Pezullohet seanca plenare me 10 minuta

Pamje nga seanca TIRANE- Nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj vendosi pezullimin me 10 minuta të seancës plenare pasi deputetët e ...