Sport

VIDEO/ Sergio Ramosin e tradhëtojnë nervat! Largon me dhunë dhe bën 'sherr' me dy fotografë pas humbjes ndaj Bayernit...

Në fundin e ndeshjes PSG-Bayern Munich të martën në mbrëmje në Champions League, Sergio Ramos u tensionua shumë, duke sulmuar dy fotografë.

16 Shkurt 2023, 10:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Sergio Ramosin e tradhëtojnë nervat! Largon me dhunë dhe

FRANCE - Autor i një paraqitjeje shumë të mire, pavarësisht humbjes ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve në Parc des Princes, mbrojtësi spanjol Sergio Ramos sulmoi dhunshëm dy fotografë.

Ndërsa Neymar, Lionel Messi dhe lojtarët e tjerë po përshëndesnin ultrasit parizienë, qendërmbrojtësi i PSG-së, fillimisht e shtyu fotografin e pare, me të cilin u përplas në kurriz, përpara se një sekondë më vonë të shtynte dhunshëm një fotograf tjetër, i cili i doli përpara.

Në pamje, shihet Sergio Ramos që kthehet dhe sfidon gazetarin e parë me një shtytje. Ai kërkoi falje. Nga ana tjetër, për të dytën, gjërat ishin pak më të ndërlikuara. Fotografi anglez ka dashur t’i bëjë një foto të Neymar dhe Messit, duke përshëndetur tifozët dhe nuk e ka parë Ramosin, i cili më pas e ka larguar me dhunë.

Një skenë që po bën xhiro në rrjeteve sociale dhe tronditi shumë vëzhgues. I pyetur, klubi parizien nuk dëshironte të fliste për këtë sekuencë.

“Në pjesën e parë ne luajtëm shumë dobët. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e komplikuar. Ky është një rezultat shumë i keq. Jam shumë i zhgënjyer për tifozët sepse ata ishin aty”,- shpjegoi në zonën mikse Ramos. Çfarë mund të shpjegojë tensionin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll