Politike

Kuvendi/ Spaho: Nuk tërhiqemi, interpelancë me Ramën, të përgjigjet për 13 pyetjet tona! Nuk flet nga frika se i përdoren në gjyq

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se rendi i ditës nuk përfshin këto pika, bazuar në vendimet e marra në Konferencën e Kryetarëve. 

16 Shkurt 2023, 10:33 Nga f.g
Kuvendi/ Spaho: Nuk tërhiqemi, interpelancë me Ramën, të
Edmond Spaho,deputet i PD

TIRANE-Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike kërkoi që Kuvendi ti japë mundësinë opozitës për të zhvilluar një seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama bashkarisht me një interpelancë për çështjen McGonigal. Spaho tha se opozita nuk tërhiqet. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se rendi i ditës nuk përfshin këto pika, bazuar në vendimet e marra në Konferencën e Kryetarëve. 

Debati në Kuvend: 

Edmond Spaho: Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar, ku përfhsihet kryeministri dhe drejtori i FBI. Ne si opozitë bazuar në misionin tonë, kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin. Duhet të mbahej seanca brenda javës. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë kryeministri? Apo e kanë njoftuar të mos flasë se çdo gjë që thuhet mund ti përdoret në gjyq. Kemi kërkuar një debat pa kohë dhe ju nuk e vini ujin në zjarr. Dëshirojmë tu themi që për këto dy kërkesa nuk do të ketë tolerim nga ne. Nuk do të diskutohet asnjë çështje tjetër pa u diskutuar seanca e pyetjeve dhe mocioni për debat pa kohë. Asnjë taktikë juaja për të zhvilluar seancën pa opozitën, nuk do tju rezultojë. Doni përplasje? është zgjedhja juaj. 

Kuvendi/ Spaho: Nuk tërhiqemi, interpelancë me Ramën, të
Ermonela Felaj

Ermonela Felaj: Sipas kërkesave të bëra te Kuvendi, Konferenca vendosi që për çështjet të ngjashme të grupohen bashkë dhe të shqyrtohen njëherësh. Pyetjet, interpelanca dhe mocioni të trajtohen. Për kohën duhet të merren vesh kryetarët e grupeve, në mbledhje ishte vetëm Alibeaj dhe nuk ishin dy kryetarët e tjerë të grupeve. Ndaj nuk e keni sot në rend dite./Dosja.al

ermonela felaj edmond spaho seanca plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll