Sport

VIDEO/ Dortmund mposht Chelsean, Benfica triumfon në transfertën belge

Pas gjashtë ndeshjesh pa humbje skuadra belge thyhet në shtëpi nga portugezët të cilët kishin rezervuar dy golat për pjesën e dytë.

15 Shkurt 2023, 22:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Dortmund mposht Chelsean, Benfica triumfon në transfertën belge

GJERMANI - Borussia Dortmund ia del të fitojë sfidën e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League përballë Chelseat. Gjermanët triumfuan përballë anglezëve me rezultatin 1-0 teksa goli vendimtar u shënua në pjesën e dytë nga ana e Karim Adeyemi.

Ky i fundit shënoi në minutën e 63-të, një gol spektakolar duke qenë se e mori kontrollin e topit nga gjysmëfusha e tij. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund teksa ndeshja e kthimit luhet më datë shtatë mars.

Club Brugge – Benfica 0-2

Benfika ja del mbanë të fitojë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë në Belgjikë përballë Club Bruge duke pritur ndeshjen e kthimit me një këmbë në fazën tjetë.

Pas gjashtë ndeshjesh pa humbje skuadra belge thyhet në shtëpi nga portugezët të cilët kishin rezervuar dy golat për pjesën e dytë.

Në minutën e 51 Zhoao Mario shndërron në gol një penallti të vjedhur ndaj kundërshtarëve për të zhbllokuar ndeshjen.



Me kalimin e minutave vendasit kërkuan me ngulm goli e barazimit, por në tentaivat për të shënuar duke dalë me shumë forca prapara penalizohen. Nga kundërsulm i shpejtë i ardhuri nga pankina, braziliani David Neres, mposht Minjolet dhe shënon golin e dytë si një goditje fatale për vendasit që tashmë do të shkojnë me pak shpresë për ndeshjen e kthimit duke parë disavantazhin e dy golave.



Gjithësesi vlen të theksohet se tashmë golat në fushën kundërshtare nuk kanë më vlerën që kanë patur, kur cilësoheshin më tepër se një gol, por që gjithësesi nga ajo ç’ka dhanë në fushë në këtë takim, një disavantazh 0-2 është vështirë të përmbyset.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll