Sport

RISIA! "Nuk ka vend për racizëm", mesazhi i ri në fanelën e ekipit gjerman…

St Pauli fiton ndaj Kaiserslauternit me një fanelë, ku bënte thirrje kundër racizmit

15 Shkurt 2023, 18:33 Nga DOSJA

RISIA! "Nuk ka vend për racizëm", mesazhi i ri në

GJERMANI - I famshëm për të qenë një klub me një pozicion të fortë politik, St Pauli, skuadër në Bundesligën 2, tregoi edhe një herë pse i qëndron famës së tij. Fundjavën e kaluar, në ndeshjen kundër Kaiserslautern, ajo zëvendësoi vulën kryesore të sponsorit me një fushatë kundër racizmit.

Aksioni i realizuar në partneritet me kompaninë që sponsorizon klubin, ishte që të zgjidhej një mesazh për t'u stampuar në fanelë. Dhe mesazhi ishte: “kein platz für rassismus”, që do të thotë “nuk ka vend për racizëm”.

RISIA! "Nuk ka vend për racizëm", mesazhi i ri në

Në fushë, St Pauli, skuadër nga qyteti i Hamburgut, fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Kaiserslautern dhe tani është i nënti në Bundesliga 2.

RISIA! "Nuk ka vend për racizëm", mesazhi i ri në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll