Sport

Marash Kumbulla e “mbush kupën”, Roma vendos ta larojë!

Në Itali tregojnë se Kumbulla nuk përfshihet më në projektin e sezonit të ardhshëm për këtë skuadër, të paktën jo nëse Murinjo do të vazhdojë si trajner.

15 Shkurt 2023, 19:57 Nga DOSJA
Marash Kumbulla e “mbush kupën”, Roma vendos ta larojë!

ITALI - Shumë është përfolur gjatë gjithë kësaj kohe për largimin e Kumbullës nga Roma. E vetmja gjë që e ka mbajtur shqiptarin në kryeqytetin italian është puna e tij e palodhur dhe ngulmimi për të treguar vlerat, pavarësisht “injorimit” nga Murinjo.

Por gabimi i fundit i mbrojtësit shqiptar që i kushtoi Romës një gol të pësuar duket se ka peshuar shumë dhe lojtari “e ka mbushur kupën”.

Në Itali tregojnë se Marash Kumbulla nuk përfshihet më në projektin e sezonit të ardhshëm për këtë skuadër, të paktën jo nëse Murinjo do të vazhdojë si trajner.

Drejtuesit e Romës kanë piketuar mbrojtësin e Everton që është i huazuar te PSV, Jarrad Banthwaite për të zëvendësuar shqiptarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll