Sport

Ramon Menezes, trajneri i përkohshëm i Brazilit. Po Ancelotti, mos është në pritje?...

Federata e ka shpallur trajnerin U-20, si një zgjidhje e përkohshme, në pritje të një zyrtarimi të madh

15 Shkurt 2023, 21:32 Nga DOSJA

Ramon Menezes, trajneri i përkohshëm i Brazilit. Po Ancelotti, mos

BRAZIL - Në pritje të emrit të zëshëm, dyzet ditë nga ndeshja e radhës zyrtare, Brazili ka zgjedhur një trajner të përkohshëm. Bëhet fjalë për Ramon Menezes, trajnerin e U-20, me të cilët fitoi pak ditë më parë trofeun e Amerikës së Jugut, një sukses që i kishte munguar Brazilit që nga vitin 2011.

Njoftimi erdhi bashkë me atë të testit miqësor në Tangier kundër Marokut, më 25 mars, e kohë e pushimit, sepse siç shpjegoi vetë Federata e Futbollit të Brazilit, periudha do të ndahet midis përgatitjes së kombëtares dhe ndeshjes kundër Marokut. Prandaj CBF ka zgjedhur të luajë vetëm një ndeshje, por të nivelit të lartë konkurrues”.

Federata, pra, kërkon kohë, ndoshta deri në fund të sezonit. Në fakt, synimi është t'i besohet kombëtarja një profili të lartë dhe në këtë kuptim, më i konsideruari është Carlo Ancelotti, aktualisht në pankinën e Real Madridit. 

Ramon Menezes, trajneri i përkohshëm i Brazilit. Po Ancelotti, mos

Ndërkohë Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF, e komentoi kështu emërimin provizor të Menezes dhe zgjedhjen e tij për t'u përballur me Marokun: "Ky është fillimi i një cikli të ri për futbollin brazilian. Dhe Federata është e përkushtuar ndaj kombëtares që do të luajë kundër një kundërshtar i fortë, siç është Maroku, i cili vitin e kaluar arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar, do të jetë një test i mirë për kombëtaren braziliane dhe sigurisht një ndeshje që do të zgjojë interesimin e tifozëve tanë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll