Sport

De Bruyne, Grealish dhe Haaland, ‘tre moskëtierët’ e Man.City-it! Arsenali merr një goditje të madhe në garën për titull…

De Bruyne, Grealish dhe Haaland shënojnë në fitoren 3-1 të Manchester Cityn në Emirates. Për Arsenalin barazoi Saka me penallti.

15 Shkurt 2023, 22:53 Nga DOSJA

De Bruyne, Grealish dhe Haaland, ‘tre moskëtierët’ e

ANGLI - Në mes të mbrëmjes së Champions League, të mërkurën mbrëma, Premier League caktoi ndeshjen e madhe në krye të tabelës, mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, një ndeshje e vonuar për javën e 12-të. Dhe spektakli nuk mungoi.

Golat e pjesës së dytë nga Jack Grealish dhe Erling Haaland, së bashku me një goditje në pjesën e parë nga Kevin De Bruyne, i dhanë Manchester City një fitore jetike 3-1 ndaj rivalëve të tyre për titull, Arsenalit të Londrës, në ‘Emirates Stadium’, duke i dërguar ‘Citizens’ në krye të ligës për herë të parë këtë sezon, ndonëse ‘Topçinjtë’ kanë një ndeshje më pak.

Bukayo Saka ka barazuar nga pika e penalltisë për Arsenalin, pas golit të De Bruyne, teksa 45 minutat e para u mbyllën në barazim 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, Haaland fitoi një penallti për goditjen e Gabrielit, por VAR fshiu gjithçka për pozicionin jashtë loje të norvegjezit.

Më pas erdhën golat e Grealish dhe Haaland, që bënë diferencën dhe i dhanë fitoren 3-1 Manchester Cityt, që kap kreun e renditjes me 51 pikë, ndërkohë që Arsenali ka edhe një ndeshje më pak. Nata në Londër është e ëmbël për Guardiolën, por mallkimi i Arsenalit vazhdon, duke humbur për të njëmbëdhjetën herë radhazi përballë Cityt.

Shijojini golat e ndeshjes:

Minuta e 24-t, De Bruyne shënon 0-1 për ManCityn

Minuta e 44-t, Saka barazon për Arsenalin në 1-1, nga pika e penalltisë

Minuta e 72-të, Grealish shënon dhe 1-2 për ManCityn

Minuta e 82-të, Haanland shënon dhe fikson fitoren 3-1 për ManCityn

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll