Sport

Thyhet rekordi i golit më të shpejtë në futbollin italian, më i shpejtë edhe se goli i Leaos!

Sapo arbitri ka sinjalizuar fillimin e ndeshjes, Giardina ka “gjuajtur” nga qendra e fushës, dhe ka mposhtur në mënyrë të pabesueshme portierin kundërshtar.

15 Shkurt 2023, 19:40 Nga DOSJA
Thyhet rekordi i golit më të shpejtë në futbollin italian,

ITALI - Gioachino Giardina, futbollist i ligës së ulët italiane, tërhoqi vëmendjen me një gol fenomenal nga qendra e fushës.

Në fushat e ligave më të ulëta, shpesh shohim lëvizje spektakolare, asistime, gola dhe një i tillë është parë në Itali, kështu që Gioachino Giardina është pronar i një prej golave ​​më të shpejtë në historinë e futbollit dhe më i shpejti në Itali.

Sapo arbitri ka sinjalizuar fillimin e ndeshjes, Giardina ka “gjuajtur” nga qendra e fushës, dhe ka mposhtur në mënyrë të pabesueshme portierin kundërshtar.

– E mbyllim këtë ditë historike me një gol të shënuar nga kapiteni Giardini në vetëm 3.81 sekonda, i cili theu të gjitha rekordet italiane për golin më të shpejtë dhe hyri në top 10 më të shpejtë në botë – shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Mazarese.

Kujtojmë se rekordin e mëparshëm për golin më të shpejtë në Itali e mbante Rafael Leao. Ai tundi rrjetën e Sassuolo-s pas 6.76 sekondave të lojës, në vitin 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll