Sport

Kroos thotë se do të tërhiqet nga futbolli te Real Madridi: "Unë thjesht nuk e di se kur"...

Mesfushori 33-vjeçar gjerman ka kontratë me klubin spanjoll deri në fund të sezonit

15 Shkurt 2023, 18:14 Nga DOSJA
Kroos thotë se do të tërhiqet nga futbolli te Real Madridi:

SPANJE - Toni Kroos ka siguruar se do t’i japi lamtumirën futbollit te Real Madrid. Mesfushori gjerman 33-vjeçar ende nuk e di, nëse kjo do të ndodhë në fund të këtij sezoni, apo më vonë.  Kështu tha ai gjatë episodit të fundit të podcast-it “Einfach mal luppen”, të cilin ai e ndan me vëllain e tij Felix.

“Unë do të tërhiqem këtu. Puna është se unë ende nuk e di se kur do të ndodhë. Deri më sot nuk ka një vendim përfundimtar nga ana ime, vetëm një trend,” - deklaroi Kroos, pa dhënë asnjë të dhënë se kur do të përfundojë karriera e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll