Sport

Allegri shikon Europa Leaguen, si mundësi për t’u ngjitur në 'ligën' e milionerëve: “Ne do të ngulmojmë ta fitojmë”...

“Është një garë shumë e rëndësishëm, sepse mund të jetë porta jonë për në Champions League e ardhshme”

15 Shkurt 2023, 17:55 Nga DOSJA
Allegri shikon Europa Leaguen, si mundësi për t’u ngjitur

ITALI - Për herë të parë në karrierën e tij, Massimiliano Allegri do të garojë në Europa League dhe të enjten, Juventusi do të nisë fushatën e tij në këtë kompeticion me pritjen ndaj Nantes, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për të kaluar fazën e 16-shes.

Në një konferencë për shtyp, trajneri u shpreh se humbja e 15 pikëve në Serinë A, me vendim administrativ, e bën Europa League një objektiv prioritar për Champions League 2023/2024, pasi fituesi i kompeticionit të dytë europian siguron praninë në ligën e milionerëve.

“Është një garë shumë e rëndësishëm, sepse mund të jetë porta jonë për në Champions League e ardhshme. Ne duam të shkojmë larg, por e dimë se nuk është një kompeticion i lehtë, të duhet të luajmë të enjten dhe të dielën, gjë që është e komplikuar për t'u menaxhuar, por ne nuk do të kërkojmë justifikime. Nantes është një kundërshtar i mirë dhe do ta respektojmë sa më shumë, duhet të japim gjithçka”, paralajmëroi Allegri.

Kujtohet se skuadra italiane zbriti në Europa League, pasi u rendit e treta në grupin e Champions League, pas Benfica-s dhe PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll