15 Shkurt 2023, 20:26
Nga A.B
SPAK
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të gjashtë personave për korrupsion. Me urdhër të SPAK, u vunë në pranga 6 persona, të cilët dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe kanë shpërdoruar detyrën.
Katër ishin punonjës të bashkisë Dimal dhe dy punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”. Në pranga janë vënë drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve.
'Gazeta Express' raporton se dy të arrestuarit e tjerë Vait Koshi dhe Arjan Demiraj janë punonjës të kompanisë “Ed Konstruksion” e cila ka përfituar disa tendera publikë përmes korrupsionit, ndërsa në pronësi të tyre është edhe një spital privat në Prishtinë, “United Hospital”. Pritet që hetimi në koordinim me SPAK të shtrihet deri në Kosovë për të gjetur gjurmë të raporteve korruptive.
Sipas asaj që u bë e ditur ditën e djeshme, 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfeteve që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Hetimet kanë zbuluar favorizimin e kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë. Gjatë viteve të fundit, rezulton se kompania Ed Konstruksion ka marrë mbi 110 milionë USD tendera nga pushteti vendor dhe qëndror.
kosove spak vait koshi arjan demiraj altin pali valentina jance
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:53
Zbulohen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me atentatin e dështuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i ...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:19
k.m.
Foto ilustruese
DIMAL- Zbulohen detaje të reja nga dosja për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit. Në dosj...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:13
k.m.
Arjan Ndoja
TIRANË- Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi ankimin e 5 të arrestuarve të operacioni...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:05
k.m.
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Poitiers, Francë pasi një shtetas shqip...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 18:18
k.m.
Nuredin Dumani, Ervis Martinaj dhe Endrit Dokle
TIRANË- Hetimet në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë" kanë çuar n&...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Gjirokastër. I ndjeri, i ide...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 17:08
A.B
Vere
VLORË- Një 50-vjeçar është proceduar nga Policia pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri mallra kontr...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 16:21
k.m.
Foto ilustruese
Rakia, pija alkoolike tradicionale e shqiptarëve, rezulton të jetë jashtë standardeve për konsum, dhe e dëmsh...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 16:20
A.B
Policia
DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se ka ndaluar pers...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 15:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga tre gjyqtarët në garë n...