Aktualitet

Shqiptari në Francë vret me thikë bashkëjetuesin e tij, shkak dyshohet feja. Rrëfimi i fqinjit: Ma nisi mua me video, dukej trupi me gjak e thika

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë shqiptari i ka dërguar një video në 'Snapchat' një fqinji të tij dhe i ka treguar për atë që kishte ndodhur.

15 Shkurt 2023, 19:05 Nga k.m.
Shqiptari në Francë vret me thikë bashkëjetuesin e tij,
Foto ilustruese

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Poitiers, Francë pasi një shtetas shqiptar ka vrarë një 34-vjeçar. Mediat franceze raportojnë se një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë djalin me të cilin ndante qiranë për motive fetare. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë shqiptari i ka dërguar një video në 'Snapchat' një fqinji të tij dhe i ka treguar për atë që kishte ndodhur. Ishte ai që lajmëroi Policinë natën e së martës 14 shkurt deri të mërkurën 15 shkurt 2023. 34-vjeçari u gjet i pajetë në dyshemenë e banesës së tij.

Kompleksi me qira i ndërtuar në vitet 1980 është shumë i madh, me 300 apartamente në disa kate. Vetëm fqinjët më të afërt e kuptuan se diçka nuk shkonte. Ndërsa njëri dërgoi një mesazh në "Snapchat". Mesazhi u mor teksa komshiu po i bënte flokët në shtëpi kur mori një telefonatë rreth mesnatës: Ishte ky fqinji. Ai më tha se kishte "ekzekutuar" djalin që ndante qeranë. Më në fund tha “ekzekutimi” se nuk flet mirë frëngjisht, është shqiptar. E pyeta se ku ishte shoku i dhomës dhe më tha “në shtëpinë e tij” para se të më dërgonte një video…. Pashë një trup të shtrirë në bark, lakuriq, me një plagë në të gjithë pjesën e pasme të qafës dhe gjak kudo… Ai po e filmonte të gjithën si një trofe. Ai filmonte veten, kufomën, tregonte detajet, thikën... E mbylla telefonin dhe thirra policinë.

Fqinji i njihte dy personat e pranishëm në banesë atë natë.

“Viktima ishte një person shumë i mirë, me zemër të madhe dhe gjithmonë këshilla të mira. Ai e la tjetrin të jetojë në banesën e tij për dy vjet duke paguar qiranë, faturat, ushqimin. Çfarë mosmirënjohje…”

Por nuk tha të njëjtën gjë për shqiptarin.

"Ai nuk ishte mirë në kokën e tij, ai bërtiste gjatë gjithë kohës."

france

Sondazh

Poll