Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Gjirokastër, Policia: S'kishte shenja dhune

I ndjeri, i identifikuar me inicialet E.Xh., është gjetur në lagjen "11 Janari", brenda një objekti të pabanuar.

15 Shkurt 2023, 18:13 Nga k.m.
Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Gjirokastër,
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Gjirokastër. I ndjeri, i identifikuar me inicialet E.Xh., është gjetur në lagjen "11 Janari", brenda një objekti të pabanuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune por ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen "11 Janari", Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

gjirokaster

Sondazh

Poll