Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Apeli i GJKKO refuzon ankimin e të arrestuarve, avokati: Rekurs në Gjykatë të Lartë

Shkak për refuzimin e ankimimit është bërë depozitimi i kërkesës jashtë afateve ligjore.

15 Shkurt 2023, 19:13 Nga k.m.
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Apeli i GJKKO refuzon ankimin e të
Arjan Ndoja

TIRANË- Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi ankimin e 5 të arrestuarve të operacionit "Komploti", për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Shkak për refuzimin e ankimimit është bërë depozitimi i kërkesës jashtë afateve ligjore.

"Gjykata e Apelit të Posaçëm për krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk pranojë ankimin me argumentimin se është bërë jashtë afatit. Ne e kemi bërë brenda afatit. Do bëjmë rekurs në Gjykatë të Lartë që të dalë me një vendim unifikues për këtë praktikë gjyqësore,"-tha avokati.

Ndërkohë që derisa të merret vendimiBashkim Haxhija, Marsel Deçkaj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve. Për atentatin në fjalë janë shpallur në kërkim, Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Meça dhe A.Sh, shok i ngushtë i Dervishaj. Dyshohet se atentati ishte planifikuar për Aleksandër Lahon, si pasojë e përplasjes mes grupeve për pronat në bregdet.

arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll