Aktualitet

Zgjedhja e kreut të Gjykatës Kushtetuese, dështon raundi i parë

Asnjë nga tre gjyqtarët në garë nuk i mori 5 votat e nevojshme për të fituar garën që në raundin e parë.

15 Shkurt 2023, 15:41 Nga k.m.
Zgjedhja e kreut të Gjykatës Kushtetuese, dështon raundi i
Foto ilustruese

TIRANË- Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga tre gjyqtarët në garë nuk i mori 5 votat e nevojshme për të fituar garën që në raundin e parë. Kandidatët për të zënë vendin e Vitore Tushës ishin Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Raundi i dytë do të zhvillohet më 17 shkurt. Sipas ligjit kur raundi i parë dështon, në raundin e dytë zgjidhet kryetar gjyqtari që merr më shumë vota. Nëse votat do të jenë të barabarta mes dy kandidatëve, atëherë në këëtë rast kryetari zgjidhet me short.

gara per kreun e gjk

Sondazh

Poll