Bota

3 gazetarët në "gjueti"/ Incognito u futën në 'zgavrën' e dezinformimit të Tan Hanan, izraeliti manipuloi zgjedhjet në 33 vende (TRUKU me kamerat e fshehta)

I rrethuar nga dy kolegë të tij, Jorge filloi një demonstrim në një ekran të varur në mur. Ishte e ngjashme me ato që konsulentët u ishin shfaqur në takimet e Zoom: një prezantim se si (kështu mburrej Jorge) ai kishte manipuluar më shumë se dy duzina zgjedhje në mbarë botën përmes hakerave, përhapjes së dezinformatave dhe mashtrimeve.

15 Shkurt 2023, 19:40 Nga k.m.
3 gazetarët në "gjueti"/ Incognito u futën në
Tal Hanan

IZRAEL- Ndërsa njeriu që e quan veten "Jorge" u shtrëngoi dorën dy klientëve potencialë dhe bëri shaka: E patë se çfarë shkruan në derë, apo jo? Nuk thotë asgjë. Të tillë jemi ne. Ne jemi asgjë. Ai ishte i veshur me një orë të shtrenjtë, ndryshe nga sa e kishin pritur konsulentët – të cilët në fakt ishin gazetarë të infiltruar. Ishte fundi i dhjetorit dhe pavarësisht disa takimeve online, kjo ishte hera e parë që konsulentët ishin ballë për ballë me njeriun me të cilin kishin komunikuar. Ai e kishte mbajtur të fikur kamerën në secilën nga pesë video-telefonatat e mëparshme.

Dhe tani u kishte dhënë një përshëndetje e ngrohtë, çarmatosëse. I rrethuar nga dy kolegë të tij, Jorge filloi një demonstrim në një ekran të varur në mur. Ishte e ngjashme me ato që konsulentët u ishin shfaqur në takimet e Zoom: një prezantim se si (kështu mburrej Jorge) ai kishte manipuluar më shumë se dy duzina zgjedhje në mbarë botën përmes hakerave, përhapjes së dezinformatave dhe mashtrimeve. Ajo që Jorge dhe ekipi i tij nuk dinin, ndërsa mburrej se si mund të hynte në llogarinë e Gmail të një objektivi pa u zbuluar, ishte se demonstrimi i tij po filmohej fshehurazi nga gazetarët.

Tre gazetarë - Gur Megiddo i TheMarker, Frédéric Métézeau i Radio France dhe Omer Benjakob i Haaretz - po e ndiqnin Jorge prej më shumë se 6 muajsh, duke u paraqitur si konsulentë që punonin në emër të një biznesmeni që donte të shtynte zgjedhjet në një vend i madh dhe i paqëndrueshëm në Afrikë. Ishte një operacion i fshehtë që synonte të hidhte dritë mbi ofruesit e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, një industri në rritje që operon në hije.

Megiddo, një reporter investigativ, i ishte thënë nga burimi i tij për një kompani të dyshimtë në Modi'in, Izrael, që punonte për dezinformimin gjatë zgjedhjeve. Ai nuk e dinte emrin dhe tha se i gjithë operacioni, përfshirë individët e përfshirë, ruante anonimitetin e tyre. Por Jorge kishte funksionuar 'nën radar', pa u vënë re për më shumë se dy dekada, duke përdorur llogari të shumta emaili dhe një telefon të regjistruar në Indonezi për telefonatat me klientët e mundshëm. Përdorte pseudonimin Tal Hanan, një biznesmen në dukje i zakonshëm, në të 50-at, me LinkedIn, i cili ishte ekspert për sigurinë dhe eksplozivët dhe madje ishte cituar në Washington Post në 2006.

Me gjithë mburrjet e tij për aftësitë e tij në mashtrim, Jorge nuk dyshoi për një kurth. Madje kishte zbuluar të dhëna për identitetin e tij të vërtetë. Në takimet e mëparshme të regjistruara nga gazetarët, Jorge i ishte referuar një ish-ndihmës sekretari të shtetit për çështjet e hemisferës perëndimore, të quajtur "Roger Noriega", i cili kishte shërbyer në administratën e George W Bush. 

Në dhjetor, ndërsa gazetarët u larguan nga zyra e Modi'in, ata ende nuk e kishin marrë përgjigje për pyetjen e vetme dhe më të rëndësishme: kush ishte Jorge? Ata tani kishin një fytyrë dhe shumë të dhëna, duke përfshirë një burim anonim që e lidhte Jorge, njeriun që kishin takuar në zyrë, me Tal Hanan. Por, nuk ishte e mjaftueshme për të demaskuar përfundimisht njeriun që fliste shpejt dhe plot trimëri. Ideja që Hanan do t'i përgjigjej vetë pyetjes dukej jashtëzakonisht e pamundur.

(Më vonë, kur u pyet për koment, Hanan nuk iu përgjigj pyetjeve të hollësishme, por tha thjesht: Unë mohoj çdo akuzë për keqbërje.)

Po ashtu, Hanan kishte pretenduar se kishte patur një lidhje të mëparshme me agjensinë konsulente, Cambridge Analytica. Doli që gazetarët nuk ishin të vetmit që kishin kërkuar përgjigje për izraelitin misterioz. Alexander Nix, shefi ekzekutiv i Cambridge Analytica, kishte pyetur një koleg: Cili është mbiemri i Jorge (nga Israel black ops co) ju lutem, më duhet gjithashtu emri i kompanisë së tij.

Kolegu i tij u përgjigj një ditë më vonë: Tal Hanan është CEO i Demoman International.

Marrë dhe përkthyer nga TheGuardian

tal hanan skandali jorge me zgjedhje

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2023, 18:26 A.B

Ndahet nga jeta reperi turk 'Maestro'

Berk Karadaş TURQI- Ka ndërruar jetë Berk Karadaş, i njohur si ‘Maestro’ në botën e repit. Vdekja e këng&eum...