Bota

'Situata është e tensionuar'/ Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Ofensiva e Rusisë vazhdon sulmet e njëpasnjëshme në lindje

Malyar tha se disa njësi sulmi të ushtrisë private të Grupit Wagner, të përfshira në luftimet më serioze, kishin humbur 80% të forcës së tyre.

15 Shkurt 2023, 19:37 Nga a.l
'Situata është e tensionuar'/ Ministria e Mbrojtjes në
Hanna Malyar

UKRAINË-  Trupat ruse po kryejnë sulme të vazhdueshme ndaj pozicioneve të Ukrainës në lindje, megjithëse forcat besnike të Kievit po vazhdojnë.  Rusia tha më herët gjatë ditës se trupat e saj kishin thyer dy linja të fortifikuara të mbrojtjes ukrainase në frontin lindor në rajonin e Luhansk. Moska tha se forcat ukrainase ishin tërhequr përballë sulmeve ruse në Luhansk, por nuk tha se në cilën pjesë të rajonit, shkrujnë mediat e huaja.

Ofensiva e armikut vazhdon në lindje, (me) sulme gjatë gjithë orarit. Situata është e tensionuar, po, është e vështirë për ne. Por luftëtarët tanë nuk po e lejojnë armikun të arrijë qëllimet e tyre dhe po i shkaktojnë humbje shumë të rënda”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai më herët tha se Rusia po derdhej me pajisje të rënda dhe kishte mobilizuar trupa, por mohoi raportet se forcat ukrainase ishin përfshirë në një tërheqje masive.

"Ka shumë granatime... Sulmet po vijnë nga drejtime të ndryshme në valë. Ne shohim që ata po transferojnë njerëz të mobilizuar (në front), po ashtu shohim se ka më shumë pajisje (të rënda)," tha Haidai. 

Zyrtarët e inteligjencës ukrainase dhe perëndimore thonë se rusët po pësojnë viktima të shumta. Malyar tha se disa njësi sulmi të ushtrisë private të Grupit Wagner, të përfshira në luftimet më serioze, kishin humbur 80% të forcës së tyre.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2023, 18:26 A.B

Ndahet nga jeta reperi turk 'Maestro'

Berk Karadaş TURQI- Ka ndërruar jetë Berk Karadaş, i njohur si ‘Maestro’ në botën e repit. Vdekja e këng&eum...