Bota

Stano: BE i ka marrë parasysh deklaratat e Kurtit për Asociacionin

Stano shpreh gatishmёrinё e institucioneve evropiane qё t’i ndihmojnё palët në bisedimet nё lidhje me formimin e Asociacionit, detyrim ky i palёs kosovare i dalur nga procesi i dialogut.

15 Shkurt 2023, 19:00 Nga a.l.

 

Stano: BE i ka marrë parasysh deklaratat e Kurtit për Asociacionin
Peter Stano

 

KOSOVË- Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se i kanё marrё parasysh komentet e kryeministrit tё Kosovës, Albin Kurti në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nё Kosovё, tё cilat shefi i qeverisë i publikoi gjatë debatit nё Kuvendin e Kosovës nё fillim tё këtij muaji. Njёkohёsisht Stano shpreh gatishmёrinё e institucioneve evropiane qё t’i ndihmojnё palët në bisedimet nё lidhje me formimin e Asociacionit, detyrim ky i palёs kosovare i dalur nga procesi i dialogut.

Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të lehtësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, ka deklaruar Stano.

Zёdhёnёsi i BE-sё gjithashtu konfirmon se akoma nuk ka datё tё caktuar pёr takimin e radhës sё liderëve. Ai paralajmëron se data e mundshme do të komunikohet atëherë kur do të jetё e duhur. Më 2 shkurt, kryeministri Kurti ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Asociacioni, sipas tij, nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane. Kurti ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti po ashtu ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.

asosacioni i komunave me shumice serbe peter stano

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2023, 18:26 A.B

Ndahet nga jeta reperi turk 'Maestro'

Berk Karadaş TURQI- Ka ndërruar jetë Berk Karadaş, i njohur si ‘Maestro’ në botën e repit. Vdekja e këng&eum...