Bota

FOTOLAJM- Ekipet e shpëtimit gjejnë një tenxhere me 150.000 $ në rrënojat e një ndërtese në Turqi

Mediat raportojnë se ekipet e shpëtimit rusë kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi. 

15 Shkurt 2023, 18:30 Nga k.m.
FOTOLAJM- Ekipet e shpëtimit gjejnë një tenxhere me 150.000 $
Paratë në tenxhere

TURQI- Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të Turqisë dhe veri të Sirisë. Por përveç njerëzve të mbijetuar, ekipet e shpëtimit po gjejnë edhe sende me vlerë nën rrënoja. Mediat raportojnë se ekipet e shpëtimit rusë kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi. 

Lajmi është shoqëruar edhe me foto, ndërsa ekipet e shpëtimit tenxherja ishte e mbushur me kartëmonedha 100 dollarëshe. Por ende, parave nuk u ka dalë pronari.

Tërmetet në Turqinë juglindore më 6 shkurt lanë më shumë se 36 mijë persona të vdekur dhe më shumë se 80,000 të plagosur, me mbi 6,400 ndërtesa të shkatërruara. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit në zonat e goditura nga fatkeqësia po vazhdojnë.

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2023, 18:26 A.B

Ndahet nga jeta reperi turk 'Maestro'

Berk Karadaş TURQI- Ka ndërruar jetë Berk Karadaş, i njohur si ‘Maestro’ në botën e repit. Vdekja e këng&eum...