Bota

Po kërkonin për të mbijetuarit, ekipet e shpëtimit gjejnë një tenxhere me 150.000 $ në rrënojat e një ndërtese në Turqi

Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit në zonat e goditura nga fatkeqësia po vazhdojnë.

15 Shkurt 2023, 18:01 Nga a.l
 
Po kërkonin për të mbijetuarit, ekipet e shpëtimit
Pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën pa ndërprerë prej 10 ditësh për gjetjen e trupave të tjerë të mbuluar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm i së hënës në Turqi dhe Siri. Përveç njerëzve të mbijetuar, ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe sende me vlerë nën rrënoja. Mediat e huaja raportojnë se ekipet e shpëtimit rusë kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi. 

Shuma e parave i është dorëzuar policisë lokale për inventarizimin. Tërmetet në Turqinë juglindore më 6 shkurt lanë më shumë se 36 mijë persona të vdekur dhe më shumë se 80,000 të plagosur, me mbi 6,400 ndërtesa të shkatërruara. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit në zonat e goditura nga fatkeqësia po vazhdojnë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll