Bota

Sturgeon dha dorëheqjen! Kush do ta zëvendësojë atë si udhëheqëse e ardhshme e Skocisë?

Në fjalimin e saj të dorëheqjes, Sturgeon tha se partia e saj ka një "gamë talentesh".

15 Shkurt 2023, 18:39 Nga A.B
Sturgeon dha dorëheqjen! Kush do ta zëvendësojë atë si
Nicola Sturgeon

SKOCI- Gara për një lider të ri të Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) ka nisur pas dorëheqjes së papritur të Nicola Sturgeon. Në fjalimin e saj të dorëheqjes, Sturgeon tha se partia e saj ka një "gamë talentesh".

Këtu janë pretendetët e mundshëm për liderin e SNP-së dhe ministrin e parë të Skocisë:

Keith Brown

Sturgeon dha dorëheqjen! Kush do ta zëvendësojë atë si

Keith Brown është nënkryetari aktual i SNP, duke shërbyer në këtë rol që nga viti 2018. Ai ka qenë një MSP që nga viti 2007, duke përfaqësuar zonën zgjedhore Clackmannanshire dhe Dunblane që nga viti 2011.

61-vjeçari ka pasur një karrierë të gjatë ministrore. Ai u emërua sekretar për drejtësinë dhe veteranët në vitin 2021. I lindur në Edinburg, ai është një veteran i Luftës së Falklands.

Kate Forbes

Sturgeon dha dorëheqjen! Kush do ta zëvendësojë atë si

Kate Forbes është sekretarja e financave dhe ekonomisë së SNP-së dhe e ka mbajtur këtë rol që nga shkurti 2020. Ajo u zgjodh për herë të parë në Holyrood në 2016 për zonën elektorale Skye, Lochaber dhe Badenoch.

Forbes i tha New Statesman vitin e kaluar se ajo ka një "një histori të pazakontë, një botë shumë të ndryshme nga bashkëmoshatarët e mi".

Aktualisht 32-vjeçarja nuk është në punë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në gusht.

Angus Robertson

Sturgeon dha dorëheqjen! Kush do ta zëvendësojë atë si

Angus Robertson është sekretari aktual i Kushtetutës, Kulturës dhe Punëve të Jashtme, por ka pasur një karrierë të gjatë në SNP që daton që nga udhëheqja e partisë e Alex Salmond. Ai ishte udhëheqës i SNP-së në Westminster për 10 vjet, nga 2007 deri në 2017.

Robertson, 53 vjeç, u votua gjithashtu si nënkryetar i SNP-së nga anëtarët e partisë në vitin 2016, duke e mbajtur atë pozicion për dy vjet.

Humza Yousaf

Sturgeon dha dorëheqjen! Kush do ta zëvendësojë atë si

Humza Yousaf u zgjodh për Glasgow në vitin 2011. Në moshën 26 vjeçare, ai ishte MSP më i ri i zgjedhur në Holyrood në atë kohë. Ai ka shërbyer më parë si sekretar i drejtësisë nga viti 2018 deri në vitin 2021, si dhe ka mbajtur poste të vogla ministrore në punët e jashtme dhe zhvillimin ndërkombëtar, Evropë dhe transport.

Yousaf është ministri i parë jo i bardhë dhe i pari mysliman i kabinetit në qeverinë skoceze.

Burimi: Skynews

keith brown skoci nicola sturgeon

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2023, 18:26 A.B

Ndahet nga jeta reperi turk 'Maestro'

Berk Karadaş TURQI- Ka ndërruar jetë Berk Karadaş, i njohur si ‘Maestro’ në botën e repit. Vdekja e këng&eum...