Sport

Filmuan skenë filmi porno në stadiumin e Nices gjatë një ndeshje - Klubi francez i drejtohet prokurorisë

Asnjë nga zyrtarët e skuadrës nuk e kuptoi këtë, ndërsa drejtuesit e klubit janë informuar nga tifozët e tij përmes rrjeteve sociale

15 Shkurt 2023, 12:53 Nga DOSJA

Filmuan skenë filmi porno në stadiumin e Nices gjatë një

FRANCE - Rruga ligjore do të ndiqet nga Nice dhe gjithashtu nga kompania Nice Eco Stadium që menaxhon stadiumin "Allianz Riviera" për një film me përmbajtje erotike që u filmua gjatë ndeshjes kundër Lille më 29 janar e vlefshme për javën e 20-të të Ligue 1.

Ndërsa Gaetan Laborde "gozhdoi" rrjetën e Lucas Chevalier për kënaqësinë e fansave të Nice, ylli i industrisë porno Lore Racuso filmoi përpjekjet e saj në tualetet e Allianz Riviera me një tifoz të rastësishëm që... peshkoi, të cilin më pas e ngarkoi në faqe me përmbajtje erotike.

Filmuan skenë filmi porno në stadiumin e Nices gjatë një

Filmuan skenë filmi porno në stadiumin e Nices gjatë një

Filmuan skenë filmi porno në stadiumin e Nices gjatë një

Edhe pse Nice mundi 1-0 Lille, fituesi më i madhi doli tifozi që zgjodhi francezen, e cila ka edhe një faqe në OnlyFans, për të realizuar sfidën e dashurisë.

Njerëzit e Nikaio-s si dhe kompania që menaxhon stadiumin kanë denoncuar ngjarjen dhe tashmë po hetojnë rrethanat në të cilat është filmuar video.

Megjithatë, kjo nuk është hera e vetme që një stadium është përdorur për xhirimet e një filmi porno, së fundmi në vitin 2019 në stadiumin e Atlético Madrid të sapondërtuar, i fmashmi Wanda Metropolitan, në parkingun e së cilit producenti, regjisori dhe protagonisti, i filmave erotikë, Ignatio Allende, i njohur më mirë si Torbe, xhiroi një skenë seksi 16-minutëshe.

“Një episod i ri i serialit “Sex in Public”, këtë herë i xhiruar në “Wanda Metropolitano” në Madrid, me protagoniste bukuroshen Anita, ndonëse me “probleme teknike”, kishte shkruar asokohe regjisori, duke e bërë atë video “pikante”  virale.

Filmuan skenë filmi porno në stadiumin e Nices gjatë një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll